Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës është shprehur se zhgënjyer pasi minatorët janë kompensuar vetëm me 51% të pagës

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës është shprehur e zhgënjyer pasi siç thonq minatorët janë kompensuar vetëm me 51 për qind të pagës.   Sindikata e Pavarur e Minatorëve thekson tutje se shkelja e të drejtave elementare të minatorëve siç është e drejta në pagë, përkundër se muaj më parë Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milionë euro për ndërmarrjen Trepça dhe prodhimit enorm që kanë pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore. Tani kur të gjithë e pritëm me padurim ekzekutimin e pagave, si kundërvlerë për djersën që kemi derdhur, edhe një herë tjetër u zhgënjyem duke u kompensuar vetëm 51 % e pagës. Deri kur do të vazhdojë një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?! Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj-lloj vendime dhe qasje që është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetëm dhënia e hapësirës së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …