Xhelal Sveçla thotë se një diskrepancë mes pjesëtarëve të KFOR’it në terren dhe deklaratave politike të organizatës

Burim Ramadani: Ministër Sveçla, bëje njoftimin edhe në serbisht për kufijtë, sepse ata janë përfituesit e vendimit

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj njoftimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilin e ka shkruar vetëm në gjuhen shqipe dhe angleze lidhur me vendimin për mallrat serbe. Ai ka kërkuar nga Sveçla që njoftimin ta bëjë edhe në gjuhën serbe, pasi ata janë përfituesit nga ky vendim i qeverisë. Ministër Sveçla, bëje njoftimin në serbisht për kufijtë, ata janë përfituesit! Njoftimin për lejimin e mallrave serbe në Kosovë më së paku keni nevojë ta bëni në shqip dhe anglisht. Bëjeni serbisht, sepse ata janë përfituesit kryesorë. Mallrat e Serbisë nga prodhues të shumtë të lidhur me Vuçiqin, Vulinin, Radojçiqin, Gasheviqin, Vuçeviqin e Knezeviqin. Bëjeni serbisht sepse tregu i Kosovës u rihap për Serbinë gjenocidiale, që nuk e ka dorëzuar Radojçiqin dhe terroristët tjerë”, ka shkruar Burim Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …