Enver Hoxhaj: Arsyeja që PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin është se ajo nuk reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovë

Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është duke krijuar kriza me aleatët ndërkombëtarë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është duke krijuar kriza me aleatët ndërkombëtare. Hoxhaj ka thënë se pas refuzimeve, Kurti pranon më vonë ato që i kishte refuzuar më herët, pas presionit e sanksioneve që i bëhen, siç shihet me zbatimin e një Marrëveshjeje të Brukselit, të cilës i është kundërvënë prej vitesh. Qeveria nuk duhet të mashtrojë opinionin publik – Kosova do të përfaqësohet me asteriks dhe Kurti duhet të sqarojë nëse ka ndryshuar vetëm protokolli i tavolinës apo nëse traktati i CEFTA-s mbetet i pandryshuar, ku UNMIK-u është ende palë. Propaganda vazhdon të jetë fusha më e suksesshme e kësaj qeverie”, ka shkruar Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …