Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nën masa të forta të sigurisë edhe sot do të qëndrojë në vendlindje

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron gati katër vjet, në arrest, në burgun e Hagës,  i akuzuar nga Gjykata Speciale për gjoja krime lufte, ka arritur në vendlindje nën masa të rrepta sigurie. Ai,  është dërguar drejtpërdrejt  nga Aeroporti  te varri i vëllait të tij, Azem Januz Krasniqi, ndërsa po ruhet nga pjesëtarët e EULEX-it, si dhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Mbrojtja e ish zëdhënësit të UÇK-së. Jakup Krasniqi, bëri kërkesë që ai të qëndrojë në Kosovë me rastin e vdekjes së vëllait të tij dhe kjo u aprovua nga Gjykata. Jakup Krasniqi, do të qëndrojë në vendlindje edhe sot.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …