Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënshkruan një plan të ri për tregun e përbashkët rajonal

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënshkruan një plan të ri për tregun e përbashkët rajonal

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitit të Procesit të Berlinit nënshkruan një plan të ri për tregun e përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për lëvizshmërinë, që përfshin qasjen në arsimin e lartë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe përfaqësues të vendeve partnere ishin gjithashtu të pranishëm. Kancelari Olaf Scholz, vuri në dukje rëndësinë e marrëveshjeve duke thënë se ato do ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë dhe theksoi se Procesi i Berlinit është një instrument thelbësor për bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Plani i ri për tregun e përbashkët rajonal është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me një vlerë prej gjashtë miliardë eurosh, miratuar nga Bashkimi Evropian në maj. Më 11 tetor, vendet anëtare të BE-së miratuan agjendat e reformave për pesë vende të rajonit, përveç Bosnje e Hercegovinës, e cila ende pret miratimin për shkak të dokumentacionit të paplotë. Kosova pretendon  të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky plan, me më shumë se 250 milionë euro në formën e fondeve pa kthim dhe pjesën tjetër në formë kredish të volitshme.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

Gjykata speciale në Hagë ka nënshkruar një marrëveshje me Mbretërinë e Belgjikës, përmes së cilës …