Ramush Haradinaj propozon garanci për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në këmbim të Asociacionit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sugjeruar që Kosova të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian garanci për anëtarësimin e përshpejtuar në NATO, si një lloj kushti  për përparimin me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Haradinaj tha se, në rast të udhëheqjes së tij, do të vepronte në marrëveshje bilaterale me Amerikën dhe do të përmbushte të gjitha obligimet e dialogut për të arritur këtë qëllim. Ai theksoi se situata aktuale është e ndërlikuar, me Serbinë që refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve të dakorduara.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …