Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shpreh shqetësim për miratimin e Ligjit pa harmonizim me standardet evropiane

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur keqardhje për miratimin e Ligjit lidhur me  ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, duke theksuar se ky hap u ndërmor pa marrë parasysh këshillat e ofruara nga BE-ja për ta harmonizuar atë me standardet evropiane dhe parimet e meritës. Sipas BE-së, ligji i ri rrezikon të jetë në kundërshtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023 dhe mund të minojë paanshmërinë në rekrutimin dhe transferimin e shërbyesve civilë. BE-ja nënvizon se reforma e Administratës Publike është një komponent i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbushin angazhimet e tyre për një administratë profesionale dhe të llogaridhënëse.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …