Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Me LDK në krye të shtetit, brenda javës qytetarët do të kenë paga të dinjitetshme

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi ka vlerësuar se qeveria Kurti po krijon iluzione me rritje të pagave përderisa qytetarët janë të dërrmuar e të pa shpresë dhe që rrugë të vetme e shohin migrimin. Ai ka shtuar më tutje se me Lidhjen Demokratike të Kosovës në krye të shtetit, brenda javës qytetarët do të kenë paga të dinjitetshme. “Ne e kemi propozuar koeficientin tonë, ne jemi në opozitë, ne nuk mund të bëjmë tani rritje tjetër, por normalisht me udhëheqjen e qeverisë, koeficienti 150 është dukshëm më stabil më i qëndrueshëm dhe normalisht edhe me më shumë ndikim tek xhepat e secilit shërbyes publik”. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi ka shtuar më tutje se për të rinjtë në Kosovë, Qeveria nuk ka krijuar kushte të shkollimit, trajnimeve, e as vend pune, për këtë arsye, ata rrugë të vetme e shohin migrimin.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …