Pal Lekaj: Bordi i RTK-së duhet të shkarkohet sa më shpejtë, pasi nuk i bën mirë as medies, as demokracisë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se bordi i Radio Televizionit të Kosovës duhet të shkarkohet sa më shpejtë, pasi nuk i bën mirë as medias e as demokracisë një bord i dirigjuar nga qeveria Kurti. Po ashtu, Lekaj nga foltorja e Kuvendit, ka thënë se që katër vjet RTK-ja nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por radiotelevizion i Kurtit. RTK-së nuk i duhet një bord që kontrollohet dhe keqpërdor mediat, gazetarët, fjalën e lirë dhe lajmet e vërteta. Ky bord dhe kjo udhëheqje e RTK-së e dirigjuar nga qeveria Kurti me plot kuptimin e  fjalës duhet të shkarkohet sa më parë, sepse nuk i bën mirë as medias as demokracisë së vendit”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …