Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përcillen me vëmendje të madhe mediale, kudo në botë

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përcillen me vëmendje të madhe mediale, kudo në botë

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përcillen me vëmendje botërore. Ato në këtë vit dhe kanë marrë hapësirë  të madhe mediale, kudo në botë. Atentatet kundër ish-presidentit Trump, tërheqja e presidentit Biden dhe ardhja në skenë e zëvendëspresidentes, Kemala Harris, kanë luajtur rol në dramatizimin e këtij procesi. Por, zgjedhjet në Amerikë për vëzhguesit e zakonshëm duken mjaft komplekse, sidomos për shkak të sistemit unik zgjedhor. Amerikanët votojnë për president çdo katër vjet, në të martën pas të hënës së parë të muajit nëntor. Pasi kandidatët marrin mbështetjen nga partitë e tyre, mbahen konventat kombëtare të partive, zakonisht verës, e pastaj fillon fushata intensive mes kandidatëve presidencialë. Gara në Amerikë nuk bëhet për votën e përgjithshme popullore, por për shtete të caktuara. Sistemi është mjaft i thjeshtë, sado që duket  i pazakonshëm në krahasim me zgjedhjet në vendet e tjera të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …