Kryetari Nura priti në takim afaristin e suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka prit të martën në takim afaristin e suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, nga Krasmirofci i Skenderajt, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit rreth mbështetjes së sektorit privat dhe mbështetjes së kompanive kosovare për tregun gjerman.

Kryetari Nura, me këtë rast, e ka falënderuar Nezirin për gatishmërinë e tij që të mbështesë bizneset në komunën e Skënderajt si dhe është shprehur me mirënjohje për faktin se ai ka ndihmuar komunën pas përmbytjeve të 19 janarit të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …