Edward Joseph

Edward Joseph: Kryeministri, Kurti do të përballet me zgjidhje të vështira, nëse Richard Grenell, emërohet sekretar i Shtetit

Profesori dhe analisti i njohur amerikan,  Edward Joseph, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se kryeministri, Albin Kurti do të përballet me zgjidhje të vështira, veçanërisht nëse Richard Grenell,  emërohet sekretar i Shtetit, apo në ndonjë pozitë tjetër të lartë në politikën e jashtme. Në Serbi po e festojnë fitoren e Trumpit. Grenelli për kohë të gjatë ka pasur mospajtime me Albin Kurtin, dhe ka vazhduar me kritika edhe këtë vit, Në vitin 2020, Kurti e kishte akuzuar Richard Grenellin, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësues amerikan në dialogun Kosovë-Serbi,  se gjoja ishte drejtpërdrejt i përfshirë në rrëzimin e qeverisë së tij më pak se dy muaj pasi mori detyrën si kryeministër. Në atë kohë, Grenell kishte thënë se Kurti ishte antiamerikan dhe se ai ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë: Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump. Kryeministri Kurti,  tani  duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me njëanshmëri dhe shpërfillje ndaj Shteteve të Bashkuara, ose ta ndërrojë përfundimisht qëndrimin e tij,, Profesori dhe analisti i njohur amerikan Edward Joseph.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: E turpshme të lihen pas dore invalidët e UÇK-së

Ish-komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Pren Marashi, ka reaguar me …