Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj përgëzon deputetin gjerman Juratovic, për transversalen Kurti-Vuçiq

Deklarata e deputetit gjerman Josip Juratoviq, në të cilën ai konstaton se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi, janë  partnerë idealë për çështjen e Kosovës, ka nxitur reagime në Kosovë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, theksoi se ky vlerësim përputhet me qëndrimet e vazhdueshme të partisë së tij. Juratoviq, i njohur për kritikat e tij ndaj të dy liderëve, në të kaluarën i kishte quajtur ata “shefa të fiseve mesjetare” dhe i kishte akuzuar për lojëra të pista që dëmtojnë popullatën. Ky qëndrim u ripërsërit edhe në deklaratën e tij të fundit, duke ngritur dyshime mbi rolin e Kurtit dhe Vuçiqit në dialogun Kosovë-Serbi. Molliqaj e cilësoi këtë si një pohim të vonuar të asaj që PSD-ja ka artikuluar prej kohësh: “Kurti dhe Vuçiq i shërbejnë njëri-tjetrit”. Ai përmendi edhe mbështetjen që Juratoviq i ka ofruar Kurtit në të kaluarën, përfshirë në takime me diasporën, si dëshmi të zhgënjimit të deputetit gjerman.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …