Dragan Samarxhiq: Skandali i ushtarëve malazez në Kosovë, shkelje e ligjit dhe përshkallëzim i tensioneve politike

Sjellja e dy ushtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi, të cilët në Kosovë u ndaluan me një automjet ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ka shkaktuar reagime të forta në Mal të Zi dhe Kosovë. Ky veprim është cilësuar si një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Ligjit për Ushtrinë e Malit të Zi, duke nxitur kritika nga politikanë dhe ish-zyrtarë të ushtrisë malazeze. Admirali në pension, Dragan Samarxhiq, e quajti këtë akt një skandal që kërkon pasoja të rënda disiplinore. Ai theksoi se ushtarët janë të detyruar të respektojnë rregullat e sjelljes, pavarësisht nëse janë në detyrë apo pushim, dhe se përhapja e urrejtjes kombëtare është e papranueshme. Samarxhiq gjithashtu kritikoi Ministrinë e Mbrojtjes për vonesat në reagime lidhur me incidente të ngjashme.  Incidenti ka vënë në pah tensionet e brendshme politike dhe ndarjet mbi çështjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, një temë e ndjeshme në shoqërinë malazeze.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …