Miroslav Lajcak

Miroslav Lajçak: Jemi të përkushtuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe zgjerimin e BE-së

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur aktiviteteve të tij gjatë javës së kaluar, duke theksuar dinamikën e ngjeshur të punës diplomatike. Rrallëherë ka ndonjë moment të mërzitshëm në diplomaci, ka shkruar Lajçak. Ai ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në Kosovë dhe ka vlerësuar takimin e shefes së re të Komisionit Evropian, Kaja Kallas, me liderët e Ballkanit si një sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së mbetet prioritet. Lajçak gjithashtu ka informuar shtetet anëtare të BE-së mbi progresin në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka paralajmëruar javë të tjera të ngarkuara me takime dhe misione zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …