Mbahet mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Prof. Rexhë Sadrijaj

Në ambientet e Kuvendit Komunal të Deçanit të hënën u mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit, por edhe për ta kujtuar dhe nderuar jetën e Prof. Rexhë Sadrijaj.

Në postimin e tij në facebook, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka shkruar:

Kemi mbajtur mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit, por edhe për ta kujtuar dhe nderuar jetën e Prof. Rexhë Sadrijaj.

Profesori Rexhë do të mbetet në kujtesën tonë si njeri që tërë jetën e tij i’a kushtoj edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë.

Ai ka punuar si profesor për shumë vite në Komunën e Deçanit dhe drejtor në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Do e kujtojmë përjetësisht me nder dhe dashamirësi nga të gjithë!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadrijaj, komunitetit të arsimit, miqve dhe gjithë atyre që e njohën!

BR

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …