Ambasada amerikane në Tiranë përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen në postin e Kryeprokurorit të ardhshëm të SPAK-ut.

Altin Dumani vlerësohet nga Departamenti Amerikan i shtetit si kampion global kundër korrupsionit për 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nderoi  Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut në Shqipëri, si një nga 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024. Gjatë një ceremonie zyrtare më 9 dhjetor, Blinken vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Dumanit dhe të Prokurorisë së Posaçme në goditjen e politikanëve të lartë dhe grupeve kriminale, duke e cilësuar SPAK-un si një nga institucionet më të besueshme në Shqipëri. Në luftën kundër korrupsionit, Altin Dumani ka treguar integritet dhe efektivitet të jashtëzakonshëm, tha Blinken, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për vendet që përballen me sfida serioze në këtë drejtim. Amerika  vijon të ofrojë trajnim dhe asistencë për përforcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin global.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …