Lahi Brahimaj: Meritat më të mëdha për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, i takojnë Ramush Haradinajt

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj në 6 vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës tha se meritat më të mëdha për këtë i ka Ramush Haradinaj. “Ushtria e Kosovës përbëhet nga djemë e vajza të zot, profesional e atdhetarë që janë të gatshëm të shërbejnë për paqe e siguri kudo në botë.Këta profesionistë meritojnë kushte më të dinjitetshme dhe trajtim më serioz të cilin do ta kenë me Ramush Haradinajn në krye të qeverisë”. Sot Ushtria e Kosovës feston 6 vjetorin e themelimit. Meritat më të mëdha për këtë kryevepër i takojnë Ramush Haradinajt që nën koordinim me politikën amerikane bëri të mundur krijimin e ushtrisë tonë, një ëndërr dhe vepër për të cilën është sakrifikuar shumë. Ushtria e Kosovës përbëhet nga djemë e vajza të zot, profesional e atdhetarë që janë të gatshëm të shërbejnë për paqe e siguri kudo në botë. Këta profesionistë meritojnë kushte më të dinjitetshme dhe trajtim më serioz të cilin do ta kenë me Ramush Haradinajn në krye të qeverisë. Anëtarësimi direkt në NATO mbetet synimi jonë kryesor dhe është rruga e vetme për stabilitetin e vendit, Ballkanit dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …