Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, mbajti një takim me mësimdhënësit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, mbajti një takim me mësimdhënësit. Ai  ka folur për reformat në arsim, duke premtuar një të ardhme të re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit. Përveç rritjes 50% të pagave për të gjithë punëtorët e arsimit në Kosovë, Bedri Hamza ka premtuar edhe 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe detyrohet t’i regjistrojë ata në çerdhe private. Për studentët, Hamza ka premtuar edhe Fond Shtetëror të Bursave. Një e ardhme e re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit. 50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit. 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe ndërtim të vazhdueshëm të çerdheve të reja. Arsim cilësor, me mësim gjithëditor, me psikologë e zyrtarë të sigurisë nëpër shkolla dhe programe kundër dhunës, bullizmit e abuzimit. Arsim të digjitalizuar fillor dhe të mesëm, me tabela, mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë dhe me softuer digjital kombëtar për arsimin. Fond Shtetëror të Bursave për studentët, ka shkruar, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …