Qeveria e Kosovës

Nuk janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e konstituimit të Asociacionit të Komunave Serbe

Autoritetet në Prishtinë kanë mohuar zërat e përhapura nëpër medie  për fillimin e hartimit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e punës në këtë çështje. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se Beogradi zyrtar e ka ngadalësuar gjithë procesin e dialogut, duke zvarritur zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe kanë shprehur mosbesimin e tyre në fillimin e punës së shpejtë në hartimin e statutit të Asociacionit. Nga mesi i muajit të kaluar ka pasur njoftime se kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë filluar hartimin e një statuti të Asociacionit, për ta përshpejtuar siç u tha punën në krijimin e tij në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dëmtuan edhe kompanitë evropiane

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të Bashkimit …