Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar paralajmërimet që vijnë nga Serbia e Rusia për ultimatum të ri drejtuar Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, në një takim lamtumirës e ‘lavdëroi’ ambasadorin amerikan, Hovenier, për misionin e tij, në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti, takoi në një takim lamtumirës, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, të cilin e ka  falënderuar për kontributin e  rëndësishëm, që ka dhënë gjatë mandatit, por pa folur për ato që dihen. Në njoftimin e qeverisë thuhet se biseda u fokusua te progresi i arritur gjatë mandatit të ambasadorit dhe gjoja  bashkëpunimi i ngushtë mes Kosovës e Amerikës.  Kryeministri Kurti vlerësoi angazhimin e Hovenierit në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, sigurisë, inteligjencës, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë. Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të tij, theksoi Kurti, pa folur asnjë fjalë për degradimin e skajshëm të këtyre marrëdhënieve me ambasadorin Hovenier dhe  qëndrimin e tij shpërfillës, kryeneç dhe  të papërgjegjshëm, deri edhe  në  fyerje të personaliteteve më të larta amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …