Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ-ja ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të planifikuara për datën 9 shkurt 2025. Sipas postimit të KQZ-së, aplikimi për akreditim është i hapur për: Subjektet politike, Organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja,  mediat vendore dhe ndërkombëtare, KQZ-ja thekson rëndësinë e këtij procesi për të siguruar transparencë dhe mbikëqyrje efektive të zgjedhjeve, duke ftuar të gjithë aktorët e interesuar të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …