Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Fatmir Limaj, kritikoi Qeverinë-Kurti, pasi në 4 vitet e kaluara ka bërë zhurmë dhe ka ngritur tensione, për fa fshehur dështimet

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kritikuar qeverisjen e Kurtit se në katër vitet e kaluara me zhurmë dhe tensione, ka  fshehur mungesën e punës. Ai ka theksuar se më 9 shkurt qytetarët do të kenë mundësinë të vendosin mes një qeverisjeje pa rezultate dhe liderëve të dëshmuar me projekte konkrete. Për më pak se tre vjet në qeverisje, unë kam punuar fort në projekte madhore, si autostradat, aeroporti dhe mbi 1200 kilometra të asfaltuara anë e kënd vendit, tha Limaj. Duke komentuar për reduktimet e energjisë në Kosovë, ai premtoi ndërtimin e një termocentrali brenda tre vjetëve për të zgjidhur përfundimisht çështjen e energjisë elektrike. Sipas tij, vendi ka nevojë për liderë me vizion dhe guxim për t’u përballur me sfidat dhe për të përmbushur projekte të rëndësishme për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …