Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar në Malishevë bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë

“Sot, në vendlindjen time në Malishevë, pata kënaqësinë të takohem me bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët vazhdimisht kanë kontribuar në zhvillimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Bashkatdhetarët tanë janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA Socialdemokrate dhe listës tonë që përfaqëson veç VEPRA. Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz të dëshmuar, që në etapa të ndryshme, ditën të rreshtohen drejt dhe për Kosovën fituese”, ka shkruar Limaj  në një postim të tij

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …