Ylli Mece

YLLI MECE: NE “TË LUMTURIT”… QË MIKLOHEMI ME LUGËN BOSH!


Qeveria Rama , kohë më parë, në harmoni të plotë me parlamentin miratojnë në mënyrën më të turpshme të dy llojet e kategorive të pagave, si ato të parlamentit ministra e zvendes ministra por dhe për pensionistët të cilët janë shtresa më e pafat dhe e mallkuar e shoqërisë tonë. Disa fatzinj i zuri e menderosura demokraci në kushte të tilla , sa që dhe ato pak vite që u kishin mbetur për të dalë në pension, as sot e kësaj dite nuk u është bërë indeksimi mesatar i vendit të punës duke e marrë dhe ju referuar pagave të sotme për të njejtin vend pune. Disa të tjerve, që patën shërbyer në kushte të vështira si psh një pjesë minatorësh, apo dhe ata në vende me vështirsi te lartë dhe me kushte të kufizuara e tejet të vështira ,si psh punonjësit civilë apo dhe ushtaraket e ishullit të Sazanit, njësitë speciale Korab,Tomorr.. e vende të tjera të thellësive si në Vermosh, të forcave speciale e atyre kufitare etj.etj, absolutisht që nuk u janë marrë parasysh, pa folur këtu që ne vitet katrahurës së madhe 97-98 ku gati mbi 60% e forcave prodhuese ngelën të papunë dhe ushqeheshin me pakot italiane të operacionit “Alba”, teksa disa të tjerë rrinin në radhën e sporteleve se mos Farudin Arapi i trasparencës së fajdeve u jepte diçka nga paratë e humbura nëpër firma

 

Odiseja e pensioneve e ka zanafillën qysh me shkatërrimin e ekonomisë shqiptare dhe në këtë shkatërrim me pasoja për gjithë popullin, ajo shtresë që u godit më shumë se kushdo, ishin pa as me te voglin dyshim pensionistet. Pat ardhur koha që kjo shtresë nga falangat fashiste jo vetëm të diskriminohej, por në vitet e përmbysjes së madhe ata të ulërinin si të marrë..që pensionistët duhej të shkonin në hanxhar e të bëheshin kurban në thertoret e Berishës. Largimi i tij dhe i bandës së kusarëve që shoqëronin atë, aspak nuk i ndryshoi politikat finaciare dhe qëndrimin ndaj tyre edhe pse erdhën të majtët në pushtet të cilert marshimin e tyre djathtas e kamuflonin me parulla te ashtuquajtura të majta dhe me premtime për regorma të thella në interest ë popullit. Dihet në të gjithë botën se dhe pse ka shtete që udhëhiqen nga parti borgjeze e liberale, ata në politikat e tyre janë për ngushtimin e diferencave të mëdha klasore të cilat manifestohen me mundësi më të mëdha për këtë shtresë në fushën ekonomike. Te ne, për çudi ndodh e kundërta sepse të bie në sy fakti se në vend që të mendohet për popullin si dhe për pagat e ulta të puntorëve dhe shtresën e pensionistëve, po mendohet për “deputetët fukarenj” dhe gjithë kupolën shtetërore, madje dhe nuk kanë dalë keq, sepse rritja e pagave të tyre kurrë nuk ka qenë një shifrore dmth të kenë miratuar 9% rritje të pagave të veta, por përherë mbi 20..30…40 e deri vitn që shkoi gati në 50% të tyre. Këta djem plangprishës sikur të kenë qenë “bij të nënave të përdala”, ose më saktë bij kurvash të kishin qenë… a nuk e mendojnë se të mirë apo të keq e kanë një baba që kanë sakrifikuar për ta, një jetë të tërë

 

Po si mund te tallesh me një pensionist kur i rrit pensionin me një tregues 4,1 % që do të thotë se shteti i jep vetëm një paketë duhan e një çakmak, teksa ata që nuk e pijnë duhanin , banditizmit shteror që lidhet me 1001 fije me krimin e organizuar u jep të lëpijnë vetëm 4 akullore  teksa në shumë vende të varfëra, pa folur për Evropën e industrializuar puntorët pensionistet dhe perfituesit e asistencë marrin me ligj një page të 13-te. Dhe sa kohë do na duhet të presim gjysma gjelin apo “paketën dhurate” te fund vitit ? Jo puntorët tane dhe pensionistët nuk duan lëmoshë!  Ata duhet btë marrin domosdoshmërisht pagën e 13-të e jo Qeveria ta ruaj si akt bamirsie ne prag te fushatave zgjedhore. A e di ti miku im qytetar apo dhe qyetare, se ka ish mësues që me lot në sy, pra ata që na mësuan dhe edukuan nëpër shkolla, sot mezi paguajnë ujë e drita e taksa të tjera, ndërsa deputetët tanë djegin karriket dhe askush nuk jua u bën atyre ngarkim ?! Ata deputetë banditë e kusarë bythët kanë të tyre dhe le t’jua u japin apo dhe shesin kujt të duan, por karriket janë tonat pronë që e ka paguar populli. Nëse këtë akt do e bënte një fukara psh të digjte karriken e kryetarit të një bashkie, me siguri që shteti i të drejtës me sirena alarmente të policisë do e dërgonte atë fakir prapa hekurave të kryqëzuar …sepse vetëm “me shtet ligjor shkohet në Evropë”!…

 

Ja këtë kanë bërë Berisha, Nano , Ruli,, Shehu , Meta,Ahmetaj , Beqja ,Balluku ,Manjani dhe në këtë kaos marramendës vallë Rama të ketë ngelë “bamirsi” ynë që na fal nga një pulë sikur të ishim ballista klasikë të luftës?! Po pse ndodh kjo.. dhe pse kështu? Ndodh, sepse honoraret ata i duan për vete dhe me kët rast ”gjysma gjeli i falur” në fakt shërben si maskë për ujqërit dhe çakenjtë e tjerë që rrijnë me veshët perpjetë në pritje të gjahut të majmë dhe shpërblimeve (këtu nuk futen aspak vjedhjet dhe mashtrimet e tyre financiare) që i paguan populli, ndaj dhe djemtë tanë na i rrëmben Evropa,sepse politika ekonomike që ndiqet është thellësisht antikombëtare. Të mos e kuptojnë padronët tanë kaq gjë ? Makutëria e tyre ka shkuar deri  në atë pike saqë po na i vrasin djemtë. Po..po na I vrasin dhe është një vrasje makabre që të vesh ulërimën. A duhet të nodhë kjo? Në mënyrë kategorike kurrë se si jo! Kjo s’duhet të ndodhë, sepse nëse do pranohej Shqipëria në Evropë, do detyroheshin gjithë pensionistët e Shqipërisë të rifillonin punën nga e para, ngaqë Shqipëria nuk do kishte më, aspaktë rinj e të reja për të punuar. E them me bindjen më të plotë që rinia e vendit tim do të merrte arratinë. Por kjo arratisje e madhe ka të bëjë me një tradhëti të madhe, sepse rinia është ajo që e mban në gjendje ekzistence një komb. Shpërngulja e saj lidhet me shuarjen e indetitetit kombëtar me asmilimin e gjuhës, të dokeve, zakoneve, traditave dhe gjithëçkaje deri sa të shuhet e gjithë Shqipëria

 

Po kush duhet të ish përgjegjës për këtë gjëndje dhe situatë që po e çojnë Mëmëdheun tonë? A ka ndienjë dhe nerv dashurie humane kjo kastë drejtuese ( të gjitha llojet e tyre për 3,5 dekada) për të përmirësuar jetën e popullit ? Jata dhe ngritja e nivelit të saj, kurrë dhe asnjëherë nuk matet me graticela, tunele , rrugë, turizëm e as duke ja dhënë Sazanin, Trampit, për ta bërë “perlë të Ballkanit” ( dhe po u fut atje Amerika ike e çkule më..!!) , por me faktin dhe koncepteve ekonomike, se gjithë të ardhurat dhe burimet e tyre si shpërndahen dhe ku shkojnë dhe në interest ë kujt? Shkurt, ai brez e ajo gjeneratë, e re e Atdheut, por dhe ata që kontribuan në rindërtimin e vendit e që sot janë në pension ,si vlersohen ekonomikisht nga shteti ? Gjermania naziste u shkatërrua tërësisht nga lufta për faj të tyre, madje ata u detyruan dhe të paguajnë haraçet e luftës, por ama qeveritë e këtij vendi u angazhuan për rindërtimin e shtetit dhe rritjen e mirëqenies së popullit gjerman. Asnjë gjerman dhe në kulmin e varfërisë nuk emigroi. Në Gjermani mbas gati 3.5 dekadave te ardhurat e pensionisteve ishin në nivele të tilla që ata përballonin pa asnjë veshtirsi nevojat jetike e me të domosdoshme në fushën sociale. Po Shqipëria? Ne jemi ende sikur të ishim në luftë. Ne po kthehemi apo më saktë shteti na ka atrofizuar trutë e kokes duke na mikluar me lugën bosh jemi kthyer në pensionista matufër që ekzaltohemi e rendim mbas pasurimit të tyre dhe nuk kërkojmëtë drejtat tona që është mundi e djersa jonë që kemi kontribuar me dekada të tëra

 

E, sikur të mos mjaftonte kjo, të nesërmen e ditës së votimeve shkojmë e votojmë 3..ose 4%-shin tonë. Me të vërtetë tashmë jemi bërë pensionista matufër sepse kënaqemi kur na ndërsejnë kundër njeri tjetrit.. “… veri -jug” .. “ të majtë të djathtë”, na pushkatojnë, na çnderojnë, vjedhin, turpërojnë dhe ne të nesërmen si pa të keq b/bisedojmë me njeri- tjetrin…cilin do votojmë ?! Votojmë kryetar bashkish dhe mbas pak na dalin e rezultojnë kurvarë e kusarë.. ulërijmë e shqyehmi gati më të rrahur me njeri tjetrin kur votojmë deputetë..por dhe këta na dalin kurvarë e kusarë… votojmë kushtetutën. atë e shkapërdhejnë të parën dhe mbas saj na shkapërdhejnë ne….e ata sipër nesh qeshin e zgërdhihen, sepse e ngrejnë lumturinë e tyre mbi fatkeqsitë tona ..e për më keq akoma, ne mbasi çohemi, në mengjes shikojmë lajmet nëse do e futin brenda Berishën…apo jo ? Po me Metën, apo me Monin që nuk e rruan fare, çdo të bëhet?! Berishën jo e jo që nuk do e futin në vërckë, por dhe me Metën kushedi se çfarë loje po luhet, sepse në fakt “ata që e kanë tërë kohën brenda “ ,janë të rinjtë tanë , puntoria shqiptare, sikurse dhe gjithë pensionistë,t ngaqë jetojmë në një bordello të madhe të shtetit gjakpirës ku shkruhet : “ As nuk më rruhet fare ” dhe të parët që prostituohen, jemi ne pensionistët, i dyti është populli e sidomos rinia shqiptare… të tretët janë vetë drejtuesit që ja futin njeri- tjetrit deri në gurmaz. E tashmë ajo kënga e e dikurshme komuniste… “Shqipëri ti s’ke pleqni”, është kthyer në të kundertën e vet që do të thotë.. “ Shqipëri e mjera ti, tre dekada qan me kuje…se mund të ngelesh dhe pa rini !

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …