Analistë e njohës të rrethanave politike thonë se refuzimi i kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale, është më shumë se papërgjegjësi

Analistë dhe njohës të rrethanave politike në Kosovë,  konstatojnë se refuzimi i Kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore zbulon një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje politike, një krizë identiteti që ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e shtetit dhe në të ardhmen e Kosovës. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe procesi i shtetbërjes janë gurë themelorë të historisë së Kosovës. Megjithatë, qëndrimet dhe veprimet e Kurtit shpesh kanë treguar një distancim të dukshëm nga këto arritje historike. Mungesa e përfshirjes personale në këto akte të mëdha ka krijuar një boshllëk që shfaqet në refuzimin e tij për të pranuar simbolet shtetërore dhe institucionet kyçe si Prokuroria Speciale. Refuzimi i Kurtit për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale dhe përpjekjet për ta diskredituar atë janë sulme ndaj rendit kushtetues dhe japin një mesazh të gabuar për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.  E ardhmja e Kosovës kërkon liderë që të demonstrojnë përkushtim ndaj shtetit dhe të respektojnë rendin kushtetues. Prokuroria Speciale duhet të mbetet e pandikuar dhe të sigurojë që askush të mos jetë mbi ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …