Ferat Shala

Ferat Shala: “. Radio Kosova e Lirë nuk ishte thjesht një medium, por një kushtrim që thërriste për shpresë dhe qëndresë

Sot është 26-vjetori i themelimit të radios “Kosova e Lirë”. Radio Kosova e Lirë nuk ishte thjesht një medium, por një kushtrim që thërriste për shpresë dhe qëndresë.
Përmes saj, dëshmitë e sakrificave të UÇK-së u shpërndanë dhe mbërritën në çdo skaj të Kosovës e më gjerë. Jehona e saj shpalli ardhjen e lirisë dhe fundin e forcave pushtuese serbe, duke rikthyer shpresën e një kombi të lënduar, por të pathyeshëm.
Ky zë, që ruan kujtimin e çdo sakrifice, do të mbetet i përjetshëm, ashtu si lavdia e luftës çlirimtare dhe nderimi për dëshmorët e lirisë.
Urime përvjetorin e një zëri që nuk e shuajti as zjarri i luftës!

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: NUK DUHET TË PRITET SI STRUÇI (Makushi) ME SQEP NË RËRË

Letër e hapur!  Çka na sjell 16 shtatori i këtij viti?! Si do të veprojnë …