Oda Tregtare Kosovare-Turke

Oda Tregtare Kosovare-Turke në Prishtinë ka dënuar përpjekjet për grusht shtet në Turqi

Më 2 Gusht 2016, në selinë e Odës Tregtare Kosovare-Turke në Prishtinë, u mbajt mbledhja e parë e Bordit të ri të Drejtorëve të dalë nga Kuvendi i Përgjithshëm i muajit qershor. Bordi i Drejtorëve të OTKT-së, që në përbërje ka përfaqësuesit e investitorëve më të mëdhenj në Kosovë, shprehu mirënjohjen e vet më të thellë për përkrahjen gjithëpërfshirëse që Kosova ia ka dhënë Turqisë dhe qytetarëve të saj, pas ngjarjeve të kohëve të fundit në Republikën e Turqisë.

Dënimi i ngjarjeve të ndera të datës 15 korrik nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Kosovës, si dhe nga institucionet tjera relevante të vendit, i ka dhënë përkrahje të madhe demokracisë në Turqi dhe popullit turk. Përkrahja e madhe të cilën opinioni publik ia dha kombit turk dëshmon edhe një herë lidhjet e ngushta ekonomike dhe shoqërore mes Kosovës dhe Turqisë. Oda Tregtare Kosovare- Turke, ngjashëm me tërë opinionin publik në Kosovë i ndihet e lumtur me faktin që demokracia, si garantuese e ekonomisë së tregut dhe tregtisë së lirë, që janë parakushte të zhvillimit dhe rritjes ekonomike, ka mbizotëruar. OTKT është e bindur se me unifikimin e të gjithë akterëve relevantë, përfshirë popullin e Turqisë, Presidentin e Republikës së Turqisë, përfaqësuesit e sektorit privat, partitë politike, mediet e pavarura turke, dhe organizatat joqeveritare, kjo situatë do të tejkalohet.

Marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Turqisë vazhdojnë të përkrahen nga institucionet relevante dhe përfaqësuesit e sektorit privat të të dyja vendeve, prandaj jemi të bindur se ato do të vazhdojnë përpjekjet për ta zhvilluar dhe avancuar edhe më tej miqësinë mes tyre dhe prosperitetin e të dyja vendeve. Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, OTKT do të vazhdojë të punojë në realizimin e misionit madhor të saj – në avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe veprimtarisë së përbashkët në mes të Kosovës dhe Turqisë, duke u zotuar për realizimin e aktiviteteve të parapara dhe implementimin e projekteve të reja. ( 3. 8. 2016)

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar sepse temperatura sot do të jetë lartë

Java nis me mot të paqëndrueshëm, të premten temperaturat arrijnë deri në 38°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për javën 27–31 korrik, duke bërë …