Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me banorët në fshatin Turjakë të Malishevës

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me qytetarët në fshatin Turjakë të Malishevës. Në një atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje të madhe, Abdixhiku e konsideroi këtë moment si një tregues të ringritjes së djathtë kombëtare. Abdixhiku shfrytëzoi rastin për të ftuar mbështetësit në tubimin e hapjes së fushatës më 11 janar, duke premtuar se ky do të jetë një hap vendimtar drejt kulmimit të fushatës më 9 shkurt. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov,” shkroi Abdixhiku në rrjetet sociale. Ai falënderoi qytetarët e Malishevës për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen, duke njoftuar se takimet e tij do të vazhdojnë edhe në mbrëmje, në lokacione të tjera të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …