Pjesë nga fjalimi çoroditës, mizor, banditesk dhe musolinist i Albin Kurtit në fillim të fushatës zgjedhore, në Mitrovicën e jugut

Kandidati për kryeministër nga Vy-V-yja, Albin Kurti, ka kërkuar që kompania Devolli t’i kthejë Telekomit të Kosovës 62 milionë euro

Kandidati për kryeministër nga Vy-Vyja , Albin Kurti, gjatë një tubimi zgjedhor në Prizren, ka kërkuar që kompania Devolli t’i kthejë Telekomit të Kosovës 62.6 milionë euro, të cilat ai i konsideroi të fituara përmes arbitrazheve të kurdisura.  “Kërkoj që pronari i korporatës Devolli të kthejë menjëherë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës dhe të kërkojë falje për arbitrazhin e kurdisur. Malli i huaj nuk bëhet i yti,” deklaroi Kurti. Në fjalën e tij, ai kritikoi ashpër krerët e prokurorisë, duke i akuzuar për neglizhencë dhe duke bërë thirrje për emërimin e një kryeprokurori të ri. Na duhet një kryeprokuror i ri, profesionist, patriot dhe i ndershëm. Krerët aktualë të prokurorisë kanë dështuar dhe ‘kanë vdekur për së gjalli’, tha ai, duke vënë theksin tek rëndësia e një sistemi të drejtësisë të besueshëm dhe funksional për qytetarët. Kjo nuk është hera e parë që Kurti kritikon ashpër kompaninë Devolli dhe institucionet e drejtësisë në Kosovë, duke kërkuar reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe mbrojtje të interesit publik, sipas shijes dhe mendjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …