Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë një takimi në Lluzhan të Besianës, kritikoi Qeverinë Kurti për arrogancë dhe mungesë vizioni

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti gjatë një takimi në Lluzhan, duke e cilësuar atë si arrogante dhe pa vizion. Limaj tha se rruga Prishtinë-Podujevë është një shembull konkret i dështimeve të qeverisë aktuale, duke theksuar se kjo është një dëshmi e mos përgjegjësisë dhe mungesës së angazhimit për qytetarët. “Rruga Prishtinë-Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes, mos përgjegjësisë dhe arrogancës. Pa vizion dhe pa shpresë, ky është përshkrimi i rezultateve të kësaj qeverie,” deklaroi Limaj. Ai vuri theksin në nevojën për ndryshim dhe për një qeverisje të fokusuar në zhvillim të qëndrueshëm, anëtarësim në NATO dhe pavarësi energjetike. Sipas tij, koalicioni “Për Kosovën Fituese, veç VEPRA” është alternativa që mund të sigurojë një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …