Në Kuvendin Zgjedhor të OVL-UÇK-së janë ftuar; Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Dardan Molliqaj, Shqipe Selimi e Nuredin Ibishi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mban Kuvendit e V-të zgjedhor,  në Restaurant “Villa Natyra” në fshatin  Prugofc. Organizata do të zgjedhë kryetarin e saj. Në garë për të drejtuar organizatën janë,  Kapllan Parduzi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur më 12 mars 2024, ishte miratuar rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës. Në këtë mbledhje, qenë shpallur edhe tri kandidatura për kryetar të Organizatës: Kapllan Parduzi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ka qenë bërë e ditur  në njoftimin paraprak  të OVL-UÇK-së. Në këtë Kuvend Zgjedhor janë ftuar edhe nga një përfaqësues politik,  i cili njëkohësisht është edhe veteran i UÇK-së. Nga PDK-ja veterani, Sami Lushtaku, nga LDK-ja,  Nuredin Ibishi, nga AAK-ja, Daut Haradinaj nga PSD-ja Dardan Molliqaj dhe  nga VV-ja, Shqipe Selimi

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …