Driton Çaushi

Driton Çaushi thotë se fjalimi i ambasadorit amerikan, Delawie, nuk ka pasur vend në debatin për Demarkacionin

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, thotë se fjalimi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie, nuk ka pasur vend në debatin shkencor për Demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, i cili mbajtur javën e shkuar. Në një intervistë për Radio Dukagjinin ai tha  se Delawie është ambasador dhe jo ekspert i gjeografisë apo gjeodezisë. “Është thirrur një simpozium shkencor dhe unë mendoj që çfarëdo devijimi nga shkenca, për shkak se është një çështje shkencore, nuk ka qenë i duhur për atë ditë. Prej pushtetit ka qenë qartë i devijuar, Delawie ka qenë i ftuar dhe unë mendoj që faji për këtë devijim i takon kryekuvendarit Kadri Veselit. Çaushi beson në faktet shkencore dhe procesin e demarkacionit në mënyrë profesionale mund ta përmbyllin vetëm ekspertët dhe jo politikanët.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …