Donald Trump

Ekspertët republikanë të sigurisë: Donald Trump do të ishte kryetari më i papërgjegjshëm në historinë tonë

50 ekspertët republikanë të sigurisë, paralajmëruan përmes një letre të hapur se, Donald Trump do të ishte presidenti më i papërgjegjshëm në historinë amerikane. Sipas këtij grupi, në të cilin përfshihet ish-drejtori i CIA-s, Michael Hayden, Donald Trump nuk ka karakterin, vlerat dhe eksperiencën për t’u bërë president. Shumë prej personave që firmosën letrën, kishin refuzuar që të bënin diçka të ngjashme në mars. Në anën tjetër, Donald Trump, tha se ata ishin pjesë e elitës së dështuar të Uashingtonit që kërkon të ruajë pushtetin. Trump është distancuar nga shumë vite politikë e jashtme e republikanëve për disa çështje.  Ai vuri në dyshim nëse SHBA-të duhet të respektojë angazhimin ndaj NATO-s, mbështeti përdorimin e torturës dhe sugjeroi se Korea e Jugut dhe Japonia duhet të armatosen me armë bërthamore. Komente të tilla kanë bërë që shumë republikanë të shpallin hapur se nuk do të mbështesin dhe letra është ngjarja më e fundit në këtë kuadër.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …