epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Albin Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar tri ftesa të Prokurorisë Speciale dhe ka shpërfillur një urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur si dëshmitar në rastin e keqpërdorimeve me rezervat shtetërore. Pavarësisht këtij obligimi ligjor, Kurti ka vazhduar aktivitetet e tij të rregullta, duke e konsideruar të panevojshme paraqitjen në Prokurori. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë nga Zyra e Kryeministrit, një praktikë që, sipas tij, është ndjekur edhe në rastet e zyrtarëve të tjerë të lartë. “Gatishmëria dhe vullneti për të dhënë dëshmi është ofruar në disa raste në Zyrën e Kryeministrit. Në të gjitha demokracitë e zhvilluara, është praktikë që zyrtarët e lartë të dëshmojnë nga zyrat e tyre për të ruajtur diskrecionin dhe shmangur politizimin,” thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …