leoni

Sot fillon takimi i komisionit të ekspertëve për matjen e territorit

Banorët e Llukës së Epërme dhe të fshatrave të Deçanit sot defilojnë te Kulla

Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme të komunës së Deçanit ka ftuar për sot, banorët e këtij fshati, por edhe fshatrave të tjerë, që në mënyrë të organizuar dhe bashkërisht të shkojnë në majën e Zhlepit, në kufirin me Malin e Zi. Maja e Zhlepit ose Kulla dhe bjeshkëte  tjera të fshatrave të Deçanit dhe Pejës, konsiderohen pronë e Kosovës, mirëpo me demarkacionin me Malin e Zi, ka dyshime se një pjesë e këtyre tokave do t ‘iu jepen malezezëve. Ky organizim bëhet nga Këshilli i fshatit Llukë e Epërme, ndërkohë që janë ftuar të gjithë banorët për të marrë pjesë në këtë manifestim. Qëllimi i këtij organizimi është bashkimi ynë, vizita e bjeshkës tonë dhe kundërshtimim që kjo pjesë e Kosovës, bjeshkë e fshatit ton,ë të mos kalojë në pronësi të Malit të Zi. Takohemi në orën 11:00 në Zhlep, te Kulla, thuhet në ftesën publike të banorëve të Llukës së Epërme të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …