Monumenti Nënë Shqipëri

Mehmet Bislimi: Nënë Shqipëri

(me rastin e ditës botërore të poezisë)

sa e sa trima ikën me sy hapur
sa e sa trimëresha nuk i mbyllen sytë
sa e sa heronj nuk i prehu qetësia
sa e sa gjenerata toka nuk i qetësoi
as sot

nuk u bë Shqipëria
dhe sytë nuk i mbyllen dot

aspiratat e Dëshmorëve të kombit

nuk i realizuam

Shqipëria nuk u bë

as sot

nëntori do të vjen përsëri
do të vjen e do ikën prapë
e prapë do vjen nëntori i ri
prapë do bien shqipet si me le

atdhedashësit do të bëhen fli
do biem për ty tokë arbërore
do biem

deri atëherë

kur të bëhemi një
do biem për ty

nënë Shqipëri

nënë Shqipëri

Prekaz, 2025
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha: NJË LIBËR ME DËSHMI TË SHUMTA INDIVIDUALE DHE VLERA SHKENCORE

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: KUR NATA BËHEJ BURG

Shpesh, në netët e heshtura të fëmijërisë, më kumbonte në vesh një shprehje që gjyshja …