Anitta Hipper: BE-ja bashkëpunon me të gjithë partnerët, përfshirë SHBA-në

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka theksuar angazhimin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka përkujtuar se rruga e të dyja vendeve drejt BE-së duhet të kalojë përmes këtij dialogu të lehtësuar. Gjatë një konference për media të hënën, Hipper tha se BE-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet për një marrëveshje dhe theksoi se Peter Sorensen, emisari i BE-së për dialog, është duke zhvilluar vizitën e tij të parë në Beograd, e cila do të zgjasë deri të mërkurën. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij procesi dhe të dy palëve që të përparojnë në rrugën drejt BE-së përmes dialogut. Në pyetjen lidhur me bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Ballkanit Perëndimor, Hipper shpjegoi se BE-ja bashkëpunon me të gjithë partnerët, përfshirë SHBA-në, dhe ka kontakte me administratën e re amerikane, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për këtë bashkëpunim.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …