leoni

Komuna e Malishevës organizon aktivitete përkujtimore në shënim të 26-vjetorit të Masakrës së Burimit

Komuna e Malishevës me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Masakrës së Burimit, të shkakatuara nga forcat terroriste dhe paramilitare serbe, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati organizon aktivitete përkujtimore sipas kësaj agjende:

Të premtën me 28 mars 2025 – ora 10.00

Mbledhja përkujtimore e Kuvendit të Komunës

Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës

Të hënën me 31 mars 2025 – ora 12.00

Homazhe në varrezat e nMartirëve në Dragobil dhe te Kompleksi Memorial (Vrella e Mëhillit) në fshatin Burim.

Aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Gjithandej në komunën e Deçanit, punimet po ecin me intensitet të lartë!

Në komunën e Deçanit, me intensitet të shtuar po zhvillohen punimet në në infrastrukturën rrugore. …