Hykmete Bajrami: Anëtarët e Qeverisë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve zgjedhore

Kandidatja për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me dorëheqjet e anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë. Bajrami ka theksuar se sipas Ligjit për Qeverinë, anëtarët e Qeverisë që fitojnë mandat deputeti duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para certifikimit të rezultateve zgjedhore. Kurti, përmes një postimi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për dorëheqje, pasi sipas tij, Qeveria ka kaluar automatikisht në statusin e qeverisë në detyrë. Megjithatë, Bajrami ka kundërshtuar këtë interpretim, duke cituar nenin 26, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë, që shprehimisht kërkon dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë para certifikimit të rezultateve zgjedhore, nëse ata janë zgjedhur deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …