Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Abdixhiku, është një kopje e lodhët e Vetëvendosjes

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, duke e quajtur atë një “2.0” të Lëvizjes Vetëvendosje. Abdixhiku po tenton të rritet politikisht duke konfirmuar disa mesazhe të Vetëvendosjes për elektoratin e VV-së, por që sipas tij, kjo nuk ka funksionuar. Molliqaj e konsideroi këtë si një tentativë për të krijuar një kopje të lodhët të VV-së, të kaluar, duke theksuar se ideja e Abdixhikut që të fitojë mbështetje nga elektorati i VV-së, për të rritur numrin e votuesve nuk ka pasur sukses. Ai e krahasoi këtë tendencë me atë që disa herë ka qenë cilësuar si “Vetëvendosje 2.0”, duke shtuar se Abdixhiku nuk ka arritur të realizojë këtë strategji.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …