Plani i Serbisë për të akuzuar UÇK-në, për trafikim me organe njerëzore dhe reagimi i ish-ushtarëve

Akuzat e Prokurorisë Speciale ndaj Bedri Shabanit, i akuzuar për spiunazh, kanë sjellë në dritë detaje shqetësuese lidhur me pretendimet për trafikim të organeve njerëzore nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Aktakuza përfshin informacionet që Shabani ka dorëzuar zyrtarëve të BIA-s, mbi emrat dhe identitetet e mjekëve dhe infermierëve që kishin shërbyer në spitalin ushtarak të UÇK-së, në Mollopolc të Shtimes. Këto akuzat janë të lidhura me një narrativë të fabrikuar për trafikim të organeve, që ka ngjallur reagime të forta nga ish-ushtarët dhe stafi shëndetësor i UÇK-së. Mjeku Nehat Baftiu, ka shpjeguar kushtet e vështira të punës në spitalin e terrenit dhe ka theksuar se asnjë transplantim organesh nuk ka ndodhur në kushte të tilla, duke mohuar kategorikisht pretendimet për trafikim të organeve. Ai kujton se, përveç mungesës së pajisjeve të nevojshme, mjekët e UÇK-së u detyruan të improvizonin për të ofruar ndihmë mjekësore në situata ekstreme.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja në fazën finale të certifikimit: 46 subjekte politike në pritje të vendimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të procesit të certifikimit të kandidatëve për …