Avio Orav: Sulmi në shtator të vitit 2023 ka qenë shumë i rëndë dhe kërkojmë që kryerësit të sillen para drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Avio Orav ka bërë thirrje për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. “Nëse kam përmendur normalizimin, do të thotë që të dyja duhet ta bëjnë. Nëse Bashkimi Evropian kërkon gjëra nga Kosova, shpresojmë që Kosova t’i bëjë ato, e njëjta vlen edhe për Serbinë. Natyrisht që sulmi në shtator të vitit 2023 ka qenë shumë i rëndë, dhe ajo që kërkojmë është që kryerësit të sillen para drejtësisë, dhe duke qenë që kjo s’ka ndodhur ende, ne vazhdojmë ta kërkojmë këtë” është cituar të ketë thënë mes tjerash, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Avio Orav.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …