Të mërkurën kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe qytetarë, në 26-vjetorin e rënies, nderuan kujtimin për dy dëshmorët dhe pesë martirët e fshatit Nagac.
Në tokën e lirë që ata e ëndërruan dhe e mbrojtën me jetën e tyre, sot u bashkuan për t’i kujtuar me nderim dhe krenari.
Kujtimi i veprës së dëshmorëve dhe martirëve është i përhershëm, tha gjatë homazheve, kryetari Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
