Në nderim të Heroit Afrim Selmanaj, shfaqet premiera e filmit dokumentar

Të enjten, më 10 prill 2025, duke filluar nga ora 18:00, në Sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, do të shfaqet premiera e filmit dokumentar kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Selmanaj (3.5.1973 – 11.4.1999)

Ky film dokumentar është realizuar nga TV Dielli dhe sjell rrëfimin e jetës, sakrificës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të Heroit për lirinë e vendit.

Ftohen të gjithë qytetarët, dashamirët e kulturës dhe veprimtarisë atdhetare të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore dhe nderuese.

Kontrolloni gjithashtu

Promovohet libri “Koha pa etos” i autorit Besim Baraliu në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, në praninë e lexuesve të librit, …