Mentor Nazarko: Kosova nuk e ka luksin të hyjë në një cikël të qeverive të dobëta apo qeveri afatshkurta

Analisti politik, Mentor Nazarko ka tërhequr vërejtjen se Kosova nuk e ka luksin të hyjë në një cikël të qeverive të dobëta apo qeveri afatshkurta. “Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, për shkak  të luftës në Ukrainë, për shkak të ndryshimit të administratës në SHBA, dhe përballë Serbisë duhet një qeveri sa më e përbashkuar, me bazë të gjerë” ka theksuar analisti, Mentor Nazarko. Duke folur për marrëdhëniet e vendit tonë me shtetet tjera, ai ka theksuar se po të kishte marrëdhënie të mira qeveria e Kosovës me NATO-n, me SHBA-në, me BE-në me KFOR-in, Banjska nuk do të kishte ndodhur.  “Pra e gjithë incidentet që kanë ndodhur në veri është pasojë  e prishjes së raporteve të Kosovës me Perëndimin. Serbia e pa që Kosova u dobësua për shkak të prishjes së marrëdhënieve me Perëndimin dhe ndërtoi një incident që ishte provë nëse mund të shtyjë më përpara apo jo” ka theksuar mes tjerash, analisti, Mentor Nazarko.

Kontrolloni gjithashtu

Misetiq ndan fjalën e avokates së Thaçit: Prokuroria po kërkon dënimin për biseda që s’patën ndikim real

Avokati dhe analisti politik, Misetiq, ka ndarë pjesë nga fjala përmbyllëse e avokates së Hashim …