leoni

Edi Rama: Më 16 maj në Tiranë mbahet Samiti më i madh në historinë e Shqipërisë

Kyeministri Edi Rama ka njoftuar se më 16 maj 2025, Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që ai e cilësoi si “takimi më i madh në historinë tonë”. Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Luksemburg, pas hapjes së grup kapitullit të dytë të negociatave me BE-në. Rama theksoi përkushtimin për ta pritur samitin në mënyrën më dinjitoze. Ai vlerësoi edhe rolin e Presidentit të Këshillit Evropian si një përkrahës i Ballkanit Perëndimor. Kryeministri përmendi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Komisionin Evropian dhe veçanërisht me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. Me ironi, ai tha se Shqipëria duhet të ruajë marrëdhënie të mira me BE-në, ndryshe “asnjë mbret apo perandor s’na shpëton”. Rama përfundoi me humor, duke thënë se shqiptarët janë gati të jenë besnikë ndaj “perandorisë” së parë ku duan të jenë pjesë – Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …