Albin Kurti dorëhiqet zyrtarisht nga posti i kryeministrit, por Kuvendi bllokohet në hapin e parë

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pak para betimit si deputet i legjislaturës së nëntë. Në letrën drejtuar kryetarit të kaluar të Kuvendit, Kurti sqaron se dorëheqja ka hyrë në fuqi që më 23 mars, me përfundimin e mandatit të qeverisë. Ai thotë se kjo është në përputhje me Kushtetutën dhe është formalizuar në KQZ më 27 mars. Megjithatë, seanca konstituive e Kuvendit u përball me ngërç, pasi nuk kaloi Raporti për Verifikimin e Mandateve. Vetëm 52 deputetë votuan pro, ndërsa 54 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Pa miratimin e këtij raporti, deputetët nuk mund të betohen dhe Kuvendi nuk mund të zgjedhë kryetarin. Situata ka krijuar pasiguri në konstituimin e institucioneve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Marco Rubio viziton shtetet e Gjirit pas marrëveshjes SHBA-Iran, në fokus siguria rajonale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojë këtë javë një vizitë zyrtare në …