Më 17 prill 2025 shënohen 26 vjet nga Masakra e Poklekut të Vjetër

26-VJETORI I MASAKRËS NË POKLEK TË VJETËR
 17 Prill 2025 | Ora 10:00 | Poklek i Vjetër
Më 17 Prill 2025 shënohen 26 vjet nga Masakra e Poklekut të Vjetër – një ndër aktet më të tmerrshme të gjenocidit në Kosovë, ku 53 civilë shqiptarë, shumica gra dhe fëmijë, u vranë dhe u dogjën mizorisht nga forcat serbe më 17 prill 1999.
Programi përkujtimor:
🌹 Homazhe te varrezat e viktimave
🏠 Vizitë në Shtëpinë Muze – Masakra e Poklekut, e hapur për publikun me dëshmi dhe dokumente autentike nga dita e masakrës
Ky përvjetor është thirrje për reflektim dhe qëndresë. Kujtimi i viktimave mbetet amanet i përhershëm për drejtësi, liri dhe paqe.
Lavdi e përjetshme të rënëve!
Të mos harrojmë.
Të mos heshtim.
Të mos ndalemi.

Kontrolloni gjithashtu

KOMF: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë janë alarm për gjendjen e arsimit në Kosovë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka vlerësuar se rezultatet e sivjetme të Testit …