leoni

Ylli Mece

Ylli Mece: POEZI E E PASTËR….. ME FJALË TË PISTA

——–
Në veprimtarinë time fjalë të pista në jetë
por dhe në vargje nuk përdora…
Veç si t’ja bëj kur po jetoj
në një kohë të pistë e tepër të ndyrë
Me ndje o nënë e mos më ruaj shumë
nga morrat, por nga horrat !
Kur ska dritë, dihet se murtaja lind nga minjtë,
në më të errtën, errësirë .
—-
Pse” Mortaja” qënka dhe armë,
kush dreqin atë e projektoi?
Apo.. ngaqë jetët i merr me plasje të forta
pa mëshirë e plot ulerimë ?!
Por dhe vet” plasja” doli
nga goja më e pistë kur ajo mallkoi
E me të vjellat e saj që kapërdiu,
aq shumë u ngop, sa e shoi urinë
——–
Urinë ?!.. Po uria e plasjes mortale,
kërkon gjak e vetëm gjak
Ajo shuhet, kur topat qëllojnë mbi ne,
me mish nga mishi ynë
Kënaqet duke thënë: idjotër,
ju jeni topet e vërteta dhe e kini hak !
E..nëse nuk vini mend në djall e u futshi me furi
andej, po nga e njëjta vrimë !
——-
Nuk e kuptoj , mos vallë unë sot,
nuk jam mirë dhe flas marrëzira ?
Apo nga inati që kam, po grindem
ashtu si deti kur shfryn me furi
Më mbushkan mendjen se bordellot plot kurva
“nuk janë për origjira”
Po më mbushin mendjen se jam i lirë
dhe kjo, është “vërtetë demokraci “!
——-
Ja si rrimë ne, këmbëkryq ashtu sikurse rri populli ! –
më thanë një ditë
Gjithë gaz brohoritën: Ngrije gotën bashkë me ne
dhe ti e qofsh i gëzuar !
Te zoti unë s’ besoj, por ama nga hipokrizia e tyre
shqyen sytë dhe vet perënditë
I pari i tyre si Ponz Pilati këmbëkryq mbi gjak,
tha se….. as nuk kam per ta rruar !
——–
Më tmerron ideja pse jo, veç ta dini
nuk i trembem armikut tim përballë
U ktheva mbas nëjzet vjet dhe me gjakun e derdhur
bëra një përqasje
Nuk janë asgjë kurvat e gjithë botës
para nje populli pa vetëdije e të marrë
Ruhu o populli im, ruhu nga mishi per top
e nga ata që të cojnë në tënden vellavrasje
—-
Epilog
Nëse kjo do të ndodhëte një ditë ,
kush mund ta kuptojë më vonë pasojën?
Do të zgjohej ndërkohë vegjëlia dhe populli vendos vet,
si mund ta luaj lojën!

Kontrolloni gjithashtu

"REÇAK - HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE" E AMBASADORIT WILLIAM G. WALKER PROMOVIM NË VATRËN E NOLIT E TË KONICËS

“REÇAK – HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE” E AMBASADORIT WILLIAM G. WALKER PROMOVIM NË VATRËN E NOLIT E TË KONICËS

(Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra organizoi promovimin e librit të Ambasador William G. Walker — …